Rekord i Bayern Munich, 16 fitore radhazi në fushën e vet

16.02.2017 15:30:51

Bayern Munich është ekipi i parë në historinë e Ligës se Kampionëve, që ka realizuar 16 fitore radhazi në fushën e vet, të mërkurën, falë fitores 5-1 ndaj Arsenalit.

Dy nga këto 16 fitore janë realizuar ndaj Arsenalit, çdo herë më të njëjtin rezultat 5-1. ‘Bavarezet’ kanë arritur fitore të thella në fushën e vet si, ndaj Shakhtar Donetsk (7-0), FC Porto (6-1), Dinamo Bukuresht (5-0) apo Rostov (5-0).

Në këto 16 fitore, Bayern Munich ka shënuar 53 gola, duke pësuar vetëm tetë gola. Humbja e fundit e ‘bavarezëve’ në fushën e vet ka qenë me 29 prill 2014 me rezultatin 4-0 përballë Real Madrid në gjysmëfinalen e CL, fituar atë vit nga madrilenet.