Remzije Mustafa pas kthimit në shtëpi

Remzije Mustafa pas kthimit në shtëpi

15.11.2019 11:39:24

Remzije Mustafa, gruaja nga Prishtina e cila rezultonte e humbur që nga data 6 nëntor është gjetur mbrëmë rreth orës 20:26.

Përveç Policisë së Kosovës, në kërkim të Remzije Mustafës ishin vënë një numër i madh i qytetarëve, ndër ta edhe ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri.

Ai mbrëmë ka postuar edhe një fotografi me Remzije Mustafën, pas kthimit të saj në shtëpi.

“Mirë se erdhe në shtëpi Remzije Mustafa. Të paqim me shëndet dhe jetë të gjatë. Nga sot i ke edhe 90 djem e vajza që të duan”, ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.

“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije M. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.