Rëndësia historike e zgjedhjeve të 24 majit 1992 dhe angazhimet për rrënimin e efekteve të tyre

24.05.2017 13:05:36

Nga Rexhep Kastrati

Zgjedhjet për Presidentin dhe Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 24 mars 1992 ishin në përputhje me procesin liri, pavarësi, demokraci, e që ishte një proces në vazhdimësi dhe që bazën e kishte në Deklaratën e 2 Korrikut 1990, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 shtatorit 1990, dhe në Referndumin për pavarësi të shtatorit-tetorit 1991, dhe të miratimit të ndryshimeve kushtetuese si rezultat i këtij referendumi. Në aspektin procedural, mbajtja e zgjedhjeve në bazë të ndryshimeve kushtetuese, e të cilat përcaktouan edhe strukturën institucionale-shtetërore, ishte hapi parë i domosdoshëm, pasi që deri atëherë, Kuvendi i Kosovës ishte nga legjislatura e fundit komuniste, e që kishte realizuar procedurat e gjertnaishme dhe të lartpërmendura që nga Deklarata e 2 Korrikut 1990 e deri te ndryshimet kushtetuese që e përkufizonin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kuvendi i fundit komunist kishte miratuar edhe bartjen e përgjegjësive qeverisëse nga Këshilli Ekzekutiv i Kosovës (Qeveria e Kosovës) i drejtuar nga Jusuf Zejnullahu te kryeministri i parë i një Qeverie shumëpartiake e udhëhequr nga sekertari i ërgjithshëm i LDK-së, Bujar Bukoshi. Vetë presidenti Rugova dhe LDK kishin qenë të përkushtuar që procesin e pavarësisë së Kosovës ta realizonin në bashkëpunim dhe në përputhje të plotë me legalitetin institucional të Kosovës, e të cilat kishin refuzuar me Deklaratën e 2 Korrikut 1990 ndryshimet kushtetuese nga ana e Milosheviqit, e të cilat ia kishin hequr statusin autonom Kosovës dhe Kosovën e kishin trajtuar si entitet i veçantë që në komunikimin emëtutjeshëm do të njihet veç me emërtimin Kosovë, deri në miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990. Pra, në aspektin procedural, Kosova dhe institucionet e tij, edhe pse në përbërje komunistësh, kishte arritur që në bashkërendim me LDK-në dhe partitë tjera të realizonin gjithë fazat dhe procedurat drejt pavarësimit të saj.

Zgjedhjet e 24 majit 1992, në këtë kuptim erdhën natyrshëm dhe si domosdoshmëri për zgjedhje shumëpartiake, me të cilat Kosova hynte në një proces të ri, në procesin e shkëputjes përfundimtare, nga çdo lidhje me ish-Jugosllavinë dhe nga çdo aspekt procedural tjetër që e trashëgonte nga ish-Jugosllavia. Pas referendumit për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran, me zgjedhjet e 24 majit 1992, qytetarët e Kosovës i treguan botës së tashmë Kosova përfundimisht kishte hyrë në rrugën e saj të mëvetësisë, kishte dëshmuar vullnetin e saj që të ndërtonte institucione sovrane, shumëpartiake, shumetnike dhe që do të përfaqësonin të gjitha komunitetet etnike. Në këtë mënyrë, Kosova me këto zgjedhje, përveçse kishte vënë bazat e institucioneve shumëpartiake, përfaqësuese dhe të vëetëdijshme dhe të përgjegjshme për përgjegjësitë për të udhëhequr atë dhe popullin e saj drejt përmbylljes së procesit liri, pavarësi e dmokraci, kishte përcjellë mesazhin se ishte e aftë, e zonja dhe e vendosur për të realizuar në të gjitha aspektet mëvetësinë e saj dhe për të ndërtuar marrëdhënie sovrane me shtetet tjera demokratike në botë, me thkes të veçantë me demokracitë perëndimore. Rëndësia e zgjedhjeve për Presidnetin e Kosovës dhe të Kuvendit të Kosovës të 24 majit ka një rëndësi të madhe edhe për legalitetin dhe legjitimitetin e përfaqësimit të Kosovës brenda dhe jashtë saj, edhe në marrëdhënie me institucione dhe shtete të ndryshme, pra përfundimisht ishte krijuar institucionalizmi i përfaqësimit poltik dhe diploamtik të saj, edhe në proceset e vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, edhe të vendosjes së dmokracisë dhe të funksionimit demokratik të rajonit të përfshirë në një luftë gjenocidale që derdhi shumë gjak, ua mori jetën qindramijëra njrëzve të pafajshëm dhe që mëtonte të vendoste gjeopolitika dhe gjeostrategji destruktive dhe të rrezikshme që bazoheshin në dominimin e Serbisë në këtë rajon. Me zgjedhjet e 24 majit 1992, Serbia e kishte përfunimisht të qartë se nuk kishte më legjitimitet për të folur në emër të Kosovës, por edhe bota ia bëri të qartë Serbisë dhe Rusisë se tashmë për Kosovën mund të flasin përfaqësuesit e saj të zgjedhur nga qytetarët e saj. Në aspektin diplomatik, kjo do të thoshte se Kosova de facto ishte entitet më vete dhe kishte përpara rrugën që të përmbyllte procesin e mëvetësisë, dhe se në këtë rrugë ishin institucionet e saj të zgjedhura ato që do të kishin legjitimitetin dhe përgjegjësinë e udhëheqjes së këtij pocesi. Edhe pse në kushtet e një pushtimi të egër, Kosova arriti që të ndërtonte themelet e shtetit, të realizonte funksionet e saj themelore në arsim, në shëndetësi, në çështje sociale, në diplomaci, kishte vënë bazat e organizimit edhe të mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe kishte arritur që të bëhet faktor paqeje dhe stabiliteti, përkatësisht përcaktues i paqes dhe i stabilitetit rajonal.

Angazhimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj ishte i madh për të prishur këtë unitet politik, shoqëror dhe institucional me të gjitha format e mundshme. Në emrë të opozitarizmit dhe të mendimit ndryshe, u shfaqën individë që tejkaluan edhe përcaktimet referendare të vitit 1991 për pavarësi dhe shfaqën opsione të tjera të karakerit autnomist. Veton Surroi, Adem Demaçi shpërfaqën opcione që binin ndesh me përcaktimin për pavarësi, duke u angazhuar qoftë për autnomi brenda Serbisë, qoftë për një lloj rregullimi federal. Të tjerë si puna e Qosjes apo e Luljeta Pula Beqirit kërkuan rrënimin e strukturës institucionale të Kosovës dhe zëvendësimin e tyre me një lloj Këshilli parapolitik e ku do të ishin krerë partish dhe individë që nuk kishin as nga një autobus mbrapa dhe që kërkonin fuqi politike-vendim-marrjeje si të presidentit Rugova që kishte gjithë popullin me vete dhe që edhe në zgjedhjet e 24 majit 1992 ishte konfirmuar se përfaqësonte interesat e qytetarëve të Kosovës. Ishte e qartë se qëllimi ishte që të prishej organizimi institucional shtetëror i Kosovës, të rrënohej angazhimie dhe veprimaria instituionale, dhe të zëvendësohej me forma parapolitike, joshtetërore dhe joinstitucionale si nivel i primitivizmit dhe të tribalizimit politik.

25 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para shumëpartiake, çdo vështrim në kohë, i nxjerr këto zgjedhje si gurin më të fuqihëm në themelet e shtetnërtimit të Kosovës, dhe bazën e të gjitha aktivieteteve të qytetarëve të Kosovës deri në shpërthimin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe shfaqjen e linjës së Tiranës/Kretës e cila kishte për qëllim që edhe në këtë mënyrë të rrënonte Republikën e Kosovës dhe ta kthente Kosovën në nivelet e vitit 1990 kur njihej vetëm me emërtimin Kosovë. Gjithë angazhimi i saj ishte që të hiqte emërtimin Republikë, prandaj edhe UÇK-më e quajtën Ushtri Çlirimtare të Kosovës,  e jo Ushtri Çlirimtare të Republikës së Kosovës, të ashtuquajturën QPK e quajtën Qeveri e Përkohshme e Kosovës e jo Qeveri e Përkohshme e Republikës së Kosovës, e së këndejmie dhe të ashtuquajturat ministri u emërtuan pa emërtimin Republikë. Dhe kjo traditë vazhdoi edhe me Forcat e Armatosura, të cilat pas shndërrimit të FSK-së në FA, do të quhen Forca të armatosura të Kosovës, e jo Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës.