Renditja e FIFA-s, kombëtarja zbret në vendin e 71

16.10.2017 14:24:31

Kombëtarja shqiptare humbet 5 pozicione në klasifikimin e FIFA-s për këtë muaj.

Skuadra kuqezi tashmë e sheh veten në vendin 71, një situatë të cilën nuk e përjetonte prej kohësh. Humbjet me Spanjën dhe Italinë në eliminatoret e Botërorit 2018 kanë pasur padyshim një ndikim të madh në humbjen e pikëve nga përfaqësuesja jonë e si rrjedhojë edhe në humbjen e pozicioneve.

Kosova është ajo që është ngjitur në këtë renditje me një pozicion, në vendin e 183.

Përsa u përket skuadrave kryesuese, nuk ka ndryshime në 5 vendet e para. Gjermania vazhdon të kryesojë me 1631 pikë, e ndjekur nga Brazili e Portugalia në vendin e dytë dhe të tretë. Argjentina është e katërta, ndërsa Belgjika e pesta.

Kanë fituar pozicione për këtë muaj Franca e Spanja, që janë ngjitur respektivisht në vendin e 7 dhe të 8, ndërkohë që ka hyrë në dhjetëshen më të mirë të FIFA-s edhe Peruja.