Renditja e FIFA-s, Shqiperia humbet dy pozicione

12.01.2017 18:08:59

Kombëtarja shqiptare humbet dy poziticione në renditjen e përmuajshme të FIFA-s. Nga vendi i 49-të, kuqezinjtë  kanë rrëshkitur në të 51-in, edhe pse nuk kanë  patur qoftë një ndeshje gjatë muajit dhjetor, sikurse të gjitha përfaqësueset europiane. Në rënien e Shqipërisë në këtë klasifikim ka ndikuar ngjitja e Republikës Demokratike të Congos në vendin e 49-të dhe e Nigerisë në të 50-tin.

Ky është një nga pozicionet me të këqija të Shqipërisë gjatë viteve të fundit si rezultat e dy humbjeve radhazi me Spanjën dhe Izraelin.

Rekordin historik kuqezinjtë e shënuan në verë të 2015-ës, me vendin e 22-të në botë.

Asnjë ndryshim sa i përket dhjetshes së parë të renditjes së FIFA-s. Kryeson me 1506 pikë Belgjika, më pas vijnë Argjentina, Spanja dhe Gjermania, pozicioni i pestë i përket Kilit, ndërsa Top listën e mbyllin Brazili, Portugalia, Columbia, Anglia dhe Austria.