Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet një pozicion, buzëqesh Kosova

07.02.2019 19:23:19

Asnjë ndryshim në renditjen Botërore të FIFA-s edhe për muajin janar, përsa i përket 10-shes së parë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Shqipërinë që ka humbur një pozicion duke zbritur në vendin e 61-të.

Ndërkohë që Kosova ndryshe nga kuqezinjtë ka fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 130-të, kreu i klasifikimit vazhdon të mbahet nga Belgjijka e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia.

Katari ia doli të fitonte Kupën e Azisë dhe tashmë renditet në vendin e 55-të. Plot 23 pozicione më lart është ngjitur kombëtarja arabe pas triumfit të madh.

Rritje të madhe në renditje kanë bërë dhe dy ekipet aziatike: Japonia (+23 vende) dhe Koreja e Jugut (+15 vende). Jashtë dhjetëshes së parë mbeten Gjermania dhe Italia, që renditen konkretisht në vendin e 16-të dhe 18-të.