të caktuara klasifikohen nga mjekët dermatologë si shkaqet kryesore që çojnë në dobësimin dhe më pas rënien e flokut. Shqetësim ky që shfaqet në rritje gjatë viteve të fundit. Megjithatë, rënia e flokut jo në
çdo rast është problematike, pasi humbja e deri 100 fijeve në ditë konsiderohet si normale dhe nuk përbën shqetësim. Mjekia dermatologe, Monika Fida, detajon për gazetën “Dita” shkaqet dhe format se si shfaqet rënia e flokut së bashku me këshillat që nuk duhet t’i neglizhojmë për të mos u përballur me një fenomen shqetësues që ndikon negativisht në pamjen tonë estetike të përditshme. Në materialin bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar të gjitha format dhe shkaqet se si manifestohet rënia e flokut.
e flokëve ndodh në mënyrë të vazhdueshme. Rënia normale e flokëve konsiderohet humbja e 70-100 fijeve në ditë, pra mbi këtë numër të flokëve rënia konsiderohet patologjike, për të cilën është e nevojshme konsultimi me mjekun specialist dermatolog. Çdo ditë pra ne humbasim deri në 100 fije floku në ditë, të cilat më pas zëvendësohen në muajt në vijim nga flokë të rinj dhe kështu floku nuk humbet volumin e tij, pavarësisht fijeve që bien. Çdo folikul ose rrënjë e flokut ndjek një ritëm të caktuar, me faza rritje dhe pushimi. Në përfundim të çdo faze, pushimi floku bie dhe një fazë e re me formim të një floku të ri fillon, duke zëvendësuar fijet e humbura.
për qind, rreth 100.000 flokë të kokës janë në fazën e rritjes. Në fazën kalimtare 0.5-1 për qind e flokëve, si dhe 15 për qind të flokëve në fazën e pushimit. Por në kontakt me faktorë të ndryshëm që do t’i detajojmë në vijim, këto raporte në përqindje ndryshojnë duke na dhënë forma të ndryshme të rënies të flokëve (alopecisë).
Rënia difuze/Alopecia difuze | Rënia e madhe e flokëve me shumë se 100 flokë në ditë. Është gjendje e cila mund të rikthehet në gjendjen normale pas mjekimit. Vërehet tek meshkujt dhe femrat. |
Rënia e trashëguar/Alopecia androgenike | Rënia e flokëve e trashëguar nga predispozicioni gjenetik nën ndikimin hormonal.
Haset tek meshkujt (tullacëria) dhe femrat.
|
Rënia e flokëve në formë vatrash/Alopecia areata | Vërehet si te meshkujt dhe femrat. Ka raste kur rënia nga vatra të vogla hapet dhe zë sipërfaqe të mëdha të kokës/ Alopecia totale. Haset shpesh edhe në fëmijë. |
Rënia stinore/Alopecia klimaterike | Rënia difuze nën efektin e klimës.
Vërehet sidomos në vjeshtë.
|
Rënia e flokëve pas lindjes/Alopecia pas lindjes | Humbje e flokëve 2-4 muaj pas lindjes.
është një rënie që rikthehet në normë pas mjekimit dhe normalizimit të dietës.
|
Rënia nga trauma/Alopecia traumatike | Rënia nga shkulja e flokëve. |
Alopecia atrofike | Humbja e parikthyeshme e flokëve me atrofi të folikulit (rrënjës) si p.sh në sëmundjet Lupus, Liken. |
Rënia nga medikamentet/Alopecia medikamentoze | Humbje e flokëve nga përdorimi i medikamenteve si medikamentet që përdoren për trajtimin e kancerit (citostatikët), antikoagulantet, thyreostatiket, antihyperkolesterolemiket, etj . |
Rënie e flokëve e lindur/Alopecia hereditare | Formë e trashëguar dominante autosomike. Vërehet rënie midis moshës 5-12 vjeç më vonë alopeci totale. |
Rënie në sëmundje të ndryshme/Alopeci specifike | Alopeci në sifiliz. |
Rënia/Alopecia nga veprimi i lëndëve kimike | Mjedisi shumë i ndotur si nga produktet e përpunimit të drurit, pesticideve, të metaleve të rënda, mërkur, arsenik ,etj. |