REPUBLIKA ILINDENSKA MAKEDONIJA!

20.05.2018 20:39:23

REPUBLIKA E MAQEDONISË SË DITËS SË ILAZIT !
Eh kafe dynja, kush e ka menduar që një ditë Maqedonia do te quhet: “MAQEDONIA E DITËS SË ILAZIT”!
Emni i ILJAZ apo ILAZ përmendet ne dy sure te Kuranit, fjala eshte per profetin ILAZ (إلياس), i cili ne Bibel ka emrin ELIJAH ose ILIA (ايليا). Profeti biblik ILAZ te cilin popujt sllavoortodoks e quajne ILIA, ka jetuar ne fillim te sh. 9 dhe ka vdekur ne v. 852 para Krishtit! Mu kujtua nje ILAZ që e kem pas kojshi, tash po me kujtohet qe shkiet e thërrisnin ILIA, e ne fëmijët e lagjes atehere mendonim qe ILAZIN e thërrisnin ILIA, nga që ky nuk agjeronte Ramazanin dhe e hante burekun me mish derri! Nuk di, vertetë keq janë përzier gjerat, janë bërë si puna e Sallates Maqedone (Salade Macédoine)!
Nejse, sa i përket ILAZIT demek ILIJËS po m’duket arrita disi t’i ftilloj fajllat e trurit, por tash hiq s’po di si ta spjegoj kete perkthimin “REPUBLIKA ILINDENASE E MAQEDONISË”!
A di kush me m’ftillu kush mund t’jenë këta ILINDENASIT?