Reshje masive bore në Vlorë, arrin deri në 45 cm

16.01.2017 17:49:43

Reshjet intensive të dëborës në qarkun e Vlorës kanë sjellë edhe vështirësi në qarkullim në mjeteve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, aksi rrugor më problematik është ai Vlorë-Palasë, ku ka reshje intensive bore.

Në Qafën e Llogorasë, bora arrin në 45 cm dhe qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Ministria bën apel që “të zbatohet sinjalistika rrugore dhe të bëhet kujdes” nga drejtuesit e automjeteve.