Reshje të lehta shiu nesër, ja cilat qytete do të jenë më të ngrohta

30.08.2018 19:48:42
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  ka publikuar parashikimin e motit për ditën e premte.

Sipas këtij i9nstituti, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës do të jenë në zhvillim si pasojë e ndryshimit të disa  elementeve meteorologjike, kështu që do të krijohen mundësit për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30  gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.