Reshjet e shiut mbushin Liqenin e Batllavës

03.12.2017 14:21:22

Reshjet e shumta të shiut që mbetëruan ditëve të fundit në Kosovë, kanë bërë që edhe liqeni akumulues i Batllavës të mbushet me ujë.

Në disa fotografi që janë publikuar në faqen ë Facebook-ut “Komuniteti Orllan”, shihet se niveli i liqenit është rritur nga reshjet e shiut, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se liqeni i Batllavës furnizon Podujevën dhe një pjesë të madhe të Prishtinës me ujë të pijes.