Reshjet e shiut “përmbysin” Durrësin /Foto/

23.07.2018 19:36:58
Pasditen e së hënës, në Durrës ka patur reshje të dendura shiu.

Si pasojë e tyre, rrugët janë përmbytur dhe makinat janë detyruar që të “notojnë”, shkruan Top Channel.

Prishja e motit ishte lajmëruar nga sinoptikanët derisa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë.