Retorika e Daut Haradinajt apo tribalizmi politik që po rrezikon Kosovën

11.04.2017 13:32:29

Nga Rexhep Kastrati

Daut Haradinaj ka rritur tensionin e brendshëm në retorikën e tij, duke dynuar kështu të rrisë edhe tensionet politike në vend. Shkas u bë mundësia hipotetike që Ramush Haradinaj të dorëzohet në Serbi. Edhe pse ende nuk ka ndonjë vednim të gjykatës në Colmar, megjithatë Daut Haradinaj mbi një mundësi hipotetike ka ndërtuar një retorikë tribale me elemente të qarta luftënxitëse, duke ngjallë reagimin e ashpër të SHBA-ve dhe të BE-së. Edhe pse pat të tillë prostituta medietike që më shumë sesa gazetarë, janë biznesmenë që biznes e kanë edhe gazetarinë, u muduan ta bëjnë avokatin e tij duke u munduar të na thonë se çka ka dashur të thoshte Dauti, megjithatë ky i fundit nguli këmbë në kërcënimet e tij luftënxitëse. Dhe kjo retorikë e tij nuk po shpëraqet rastësisht, as në mënyrë të paplanifikuar, por në mënyrë të qartë në prag të trajtimit të Demarkacionit në Kuvend, dhe në pritje të vendimit të gjykatës në Colmar lidhur me Ramush Haradinajn, në përpjekje për të rritur trysninë mbi opnionin dhe mbi kuvendarët e ndryshëm të Kuvendit të Kosovës. Kjo retorikë që është shpërfaqje e qartë e tribalizimit politik që ka të bëjë me angazhime individuale, familjare e fisnore politike dhe parapolitike, e që janë angazhime jashtëinstitucionale, jashtështetërore dhe jashtë sistemit politiko-juridik të vendit. Më parë këtë lloj tribalizimi e pat shpërfaqur Pal Lekaj, i cili, meqë ka hyrë në modë edhe fjala “klloshar”, tamam si një klloshar pat deklaruar se Ramush Haradinaj është arrestuar, sepse është i vetmi që mund t’ia ndalte turrin Serbisë, e që tashmë ka marr formë më të qartë nga Daut Haradinaj, i cili fatin e individit, e lidh me fatet e kombit dhe të shtetit, dhe paralajmëron veprime jashtëpolitike, jashtëinstitucionale dhe jashtështetërore, përkatësisht mëton të nxjerrë jashtë loje sistemin shtetëror, e që është një formë e tribalizimit politik, formën tjetër të të cilit e pat shpërfaqur sekta okulte e Albinit, e cila mëtonte ta nxirrte jashtë loje sistemin shtetëror me forma anarksite, të dhunshme dhe në kufijtë e terrorizmit. Dhe veçori e tribalizimit politik është pikërisht nxjerrja e sistemit shtetëror jashtë loje dhe zëvedësimi i tij me anagzhime dhe institucione parapolitike, familjare e fisnore. Kjo do të thotë se edhe Daut Haradinaj po synon atë që synonte sekta okulte e Albinit: rrëzimin e rendit kushtues, të institucioneve të shtetit dhe shndërrimin e Kosovës në një vend ku shfaqen grupime fisesh, klanesh e partish politike, e së këndejmi edhe grupime të armatosura të tyre. Dhe kjo është ajo që ka thënë Aleksandër Vulin: shndërrimi i Kosovës në Siri, ku shfaqen grupe të ndryshme që luftojnë kundër njëri-tjetrit dhe ku do të hapej rruga për Sebinë dhe Rusinë. Dhe kjo është pikërisht ajo që do Serbia dhe Rusia, dhe për çka edhe janë angazhuar që sa vite.

Daut Haradinaj e di se Serbia nuk mposhtet ushtarakisht nga Kosova, sepse Kosova nuk ka kapacitete për ta bërë këtë, dhe së këndejmi siguria e saj nuk varet nga angazhimet luftarake të saj, por nga një sistem global të sigurisë që e përfaqëson KFOR-i. Dhe KFOR-i ka gjithë kompetencat dhe obligimet që të garantoj sigurinë e Kosovës, dhe të garantojë se nuk do të sulmohet nga shtete të tjera. Së këndejmi, Daut Haradinaj, ose po synon të konfrontojë Kosovën me KFOR-in, e që është interesi më i madh i Serbisë dhe i Rusisë, ose po synon të hapë siparin e sulmeve të ndryshme terroriste, që mund të kryejnë palë të ndryshme. Rasti i Komanovës, është rasti më tipik i kësaj që po them, e ku janë vrarë 14 shqiptarë, ndër ta edhe militantë të AAK-së. Në fakt, pas incidentit të Kumanovës, Serbia pat përmendur edhe do sulme që na paskësh planifikuar t’i kryente Daut Haradinaj. Edhe pak ditë më parë, Serbia pat paralajmëruar se tensionet në Maqedoni mund të barten edhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Pra, ka një angazhim, ka retorikë dhe ka frymë tensionuese që mëton të destabilizojë rajonin për llogari të Serbisë dhe Rusisë.

Krejt në fund, nëpërmjet retorikës së tij, Daut Haradinaj ka formësuar dhe qartësuar anagzhimet për destabilizim të vendit, ka formsuar dhe qartësuar tribalizimin politik, por njëkohësisht edhe ka formësuar dhe qartësuar lojërat e ndyra që po bëhen në bashkërendim me DGSE-në franceze për të ndikuar në destabilizimin e Kosovës. Në këtë kuptim, duhet thënë se Daut Haradinaj a po paralajmëron strategjinë e përbashkët me francezët për ta dorëzuar Ramush Haradinajnë në Serbi, e kështu të destabilizojnë Kosovën, apo edhe për ta paraqitur lirimin eventual të tij si fitore të tribalizimit politik? Në të dy rastet, rreziku për Kosovën është i qartë, qoftë për mundësinë e destabilizimit, qoftë edhe për fuqizimin e tribalizimit politik si kundërvënie ndaj sistemit politiko-juridik të shtetit.