Retorika kundërinstitucionale dhe format anarkiste bëhen për llogari të interesave të Serbisë dhe të aleatëve të saj

11.01.2017 11:18:18

Nga Rexhep Kastrati

Ka dy vjet që Kosova është përfshirë nga forma të ndryshme të dhunës kundërinstitucionale nga linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, e prirë nga sekta okulte e Albinit si invstim i këtyre dy linjave. Baza e këtyre fornave të dhunës në kufijtë e terrorizmit është angazhimi kundër institucioneve shtetërore të Kosovës, devalvimi i tyre dhe nxitja e urrejtjes ndaj tyre. Sekta okulte e Albinit dhe parti të tjera, madje edhe edhe prostituta të tjera politike e medietike, institucionet e shtetit të Kosovës i krahasuan me institucione të Serbisë së Milosheviqit, për të rritur urrejtjen ndaj tyre, për t’i luftuar më lehtë. Madje, sekta okulte e Albinit dhe të tjerë nuk ngurruan të bëjnë thirrje për revolucion, për luftë brendashqiptare, vetëm e vetëm të heqin qafe institucionet shtetërore të Kosovës. Qëllimi ishte që duke deinstitucionalizuar shtetin e Kosovës, ta bëjnë këtë një terra nulis, pra një tokë të askujt, dhe si të tillë ta bëjnë objekt pazaresh të ndryshme. Serbia ka në tavolinë disa opcione varësisht nga zhvillimi i ngjarjeve dhe rrethanave gjeopolitike e gjeostrategjike: 1. Opcioni i Nikoliqit që për Kosovën parasheh autonomi maksimale, me një autonomi maksimale të serbëve në Kosovë; 2. Platforma e Tadiqit që që parasheh ndarjen e Kosovës në bazë të konceptit të bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të serbëve të Kosovës; 3. Opcioni i shkëmbimit të territoreve duke marrë veriun e Kosovës për Preshevën; 4. Opcioni për krijimin e “Republika Srpskës” në Kosovë. Në këto katër opcione, si qëllim minimal i serrbëve mbetet krijimi i “Republika Srpskës” në Kosovë, kurse si zgjidhje maksimale ka ndarjen e Kosovës. Autnomia maksimale e Kosovës brenda Serbisë me një autonomi serbe brenda Kosovës, është një opcion që teorikisht mund të diskutohej nëse gjendja e Kosovës do të kthehej në gjendjen para vitit 2008, pra nëse do të suprimohej rendi juridiko-kushtetues i Kosovës. Një gjë e tillë do të ndodhte nëse institucionet e Kosovës do të bllokoheshin dhe nuk do të kishin mundësi që të kryenin funksionet e tyre kushtutuese dhe ligjore, dhe nëse nuk do të mund të kontrollonin situatën e sigurisë, e që do të impononte ndërhyrjen e KFOR-it. Një mundësi e tillë është përmendur vitin e kaluar nga KFOR-i, i cili ka bërë të qartë se nëse do të detyrohet të ndrëhyjë për të garantuar sigurinë, atëherë gjendja do të kthehej si në vitin 1999. Pra, UNMIK do të rimerrte sërish funksionet dhe autorizimet e plota që kishte me rezolutën 1244, dhe kështu Serbia do të mund të arsyetonte pretendimet e saj se një Kosovë e pavarur ishte një projekt i dështuar, prandaj do të mund të diskutoheshin të gjitha opcionet tjera, pra edhe ai për një autonomi maksimale brenda Serbisë me një autonomi maksimale serbe brenda Kosovës, pra edhe opcioni pëe shkëmbim territoresh, apo ndarjen e Kosovës. Dhe gjithë angazhimi i sektës okulte të Albinit dhe në përgjithësi i dy linjave: i Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste është që të bëhet deinstitucionalizimi i Kosovës, për t’i hapur rrugë opcioneve të tjera.  Skenari ukrainas, në fakt është një variant i opcionit për ndarjen e Kosovës, nëpërmjet aneksimit të veriut të Kosovës, por jo vetëm, pasi Serbia. Dhe urdhëri që Vulin i ka dhënë veglave të Serbisë në Kosovë për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës, është urdhëri për të deinstitucionalizuar shtetin e Kosovës dhe për t’i hapur rrugë zgjdhjeve të tjera. Dhe angazhimet e veglave të Serbisë edhe në Kuvendin e Kosovës, edhe jashtë tij, janë angazhime në këtë drejtim. Arrestimi i Ramush Haradinajt është vetëm një pretekst për të nxitur angazhime anarkiste dhe të dhunshme. Nëse shihet qartë projektrezoluta e propozuar nga AAK, mund të kuptohet këmbëngulja për të izoluar Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare dhe duke e futur në qorrsokak me partnerët tanë strategjikë, që nu kanë lidhje me rastin e Ramush Haradinajt. Futja e Kosovës në qorrsokak në raport me partnerët strategjikë, ka të bëjë me rritjen e rolit të Rusisë në Ballkan, pra është një terren që i lëshohet Rusisë në Kosovë dhe në hapësirat shqiptare në rajon. Dhe kjo do të humbiste mbështetjen e aleatëve tanë për shtetin e Kosovës dhe për shqiptarët. Në fakt, kjo do t’i shërbente Serbisë për të thënë se projekti i pavarësisë së Kosovës ka qenë një projekt i gabueshëm i Perëndimit në krye me SHBA-të, dhe si i tillë duhet të hiqet nga rendi i ditës, dhe të rikthehen në diksutim projekte të tjera, ndër të cilët edhe ndarja e Kosovës, edhe pse ky opcion vë në dyshim parimet kryesore të Badinterit mbi të cilët është bërë shpërbërja e kontrolluar e ish-Jugosllavisë, përkatësisht parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën mbi të cilën janë zhvilluar negociatat e Vjenës dhe Pakon e Ahtisarit, mbi të cilën është shpallë pavarësia e Kosovës. Deligjitimimi i institucioneve të Kosovës është rruga e vetme për të gjitha këto, kurse delegjitimimi i institucioneve mund të bëhet vetëm npërmjet formave të tilla brenda dhe jashtë institucionale çfarë kanë realizuar linja e Tiranës/Kretës dhe linja udbasho-jugosllavokmuniste  gjatë këtyre dy viteve: bllokim institucionesh, retorika kundërinstitucionaliste, dhunë kundër institucioneve, luftë speciale medietike nga prostituta medietike dhe portale të ndryshme që kontrollohen nga struktura mafiozo-politike dhe nga agjentura kundërshqiptare. Krijimi i perceptimit negativ për institucionet e Kosovës është hapi pararendës për t’i goditur ato dhe për t’i rrënuar. Një krahasim mund të bëhet me krijimin e perceptimit negativ për linjën institucionaliste të presidentit Rugova dhe të personaliteteve politike, ushtarake dhe medietike të saj dhe mbështetës të saj: lufta speciale që zhvillohej kundër kësaj linje dhe personaliteteve të ndryshme politike, ushtarake dhe medietike, përkatësisht krijimi i perceptimit negativ për ta, ia hapte rrugën eliminimit fizik të tyre. Kështu po pretendohet të bëhet edhe me institucionet e shtetit të Kosovës: pra të krijohet perceptimi negativ për to, për t’i goditur me lehtë dhe për t’i rrënuar, ashtu siç ka urdhëruar edhe Aleksandër Vulin. Dhe gjithë këto angazhime kundërshtetërore filluan në janar të 2015 pas deklaratës së Aleksandër Vulinit se Kosova është si Siria, me çka paralajmëroi se si ka qejf ta shohë Kosovën dhe në çfarë gjendje provuan dhe po provojnë ta shndërrojnë linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste nëpërmjet krijesës – sekta okulte e Albinit. Prandaj, edhe këto, edhe zhvillimet në vazhdim do të jenë në kontekst të këtyre synimeve të Serbisë. Kurse institucioneve dhe shoqërisë u mbtetet që të bëjnë gjithçka për dështimin e këtyre angazhimeve.