“Revolucioni Laraman”: Harxhojnë për fasada ndërsa nuk mund ti sigurojnë rrogat dhe pensionet (Foto)

25.07.2016 16:43:23

Rreth huazimit të ri prej 450 milionë eurosh sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe “Revolucioni Laraman”.

“Harxhojnë për fasada, ndërsa nuk mund ti sigurojnë rrogat dhe pensionet. I obligojnë fëmijët e Maqedonisë. 450 milionë euro borxh do të krijojë një borxh prej 627 milionë euro!”, shkruan “Revolucioni Laraman”.

Ata përmes një grafiku me përqindje kanë paraqitur pretendimet e tyre për harxhimin e parave për fasada dhe përmendore, dhe kanë pyetur se si këto harxhime do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të Maqedonisë.