Rex Tillerson: Pentagoni e ka alarmuar Rusinë për sulmet në Siri

Rex Tillerson: Pentagoni e ka alarmuar Rusinë për sulmet në Siri

07.04.2017 08:52:28
Rex Tillerson, chairman and CEO of Exxon Mobil, addresses the Spruce Meadows Roundtable, in Calgary, Canada, Friday, Sept. 7, 2007. (AP Photo/CP, Jeff McIntosh)

Derisa Moska ka etiketuar sulmet e SHBA’së në Siri “agresion” dhe paralajmëroi se këto veprime do i dëmtojnë rëndë marrëdhëniet ruso-amerikane, të cilat tashmë janë në gjendje të mjerueshme, reagon Sekretari i Shtetit Rex Tillerson

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson u tha gazetarëve se nuk ka pasur diskutime apo kontakte të mëparshme me Moskën për këto sulme që i bëri SHBA’ja në Siri, mirëpo ai ka shtuar se Pentagoni e kishte alarmuar më parë Rusinë, nëpërmjet kanaleve ushtarake për një veprim të tillë, shkruan The Guardian.

Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis tha se rusët ishin informuar në “biseda të shumta” të enjten, nëpërmjet “kanalit ushtarak” – një kanal i komunikimit të bazës ruse në Latakia i cili përdoret për të shmangur goditjet apo shkëmbimin e zjarrit në mes të SHBA’së dhe aleatëve përmes aeroplanëve të tyre dhe të Rusisë.