Rexha: UNMIK-u e informoi policinë për rastin e arrestimit të Thaçit

18.10.2016 14:10:13

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha është duke raportuar para Komisionit për Punë të Brendshme për rastin  arrestimit të nënkolonelit të policisë, Nehat Thaçit gjatë muajit të shkuar nga ana e autoriteteve serbe.

Zëvendësi i Shpend Maxhunit, ka bërë me dije se për arrestimin e Thaçit janë informuar zyrtarisht nga UNMIK.

“Serbia nuk ka dhënë informacione në lidhje me Nehat Thaçin te Policia e Kosovës, por atë një gjë të tillë e kanë bërë nëpërmjet misionit të UNMIK-ut”, ka deklaruar Rexha, njofton Klan Kosova.

Rexha ka shtuar se policia i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore lidhur me këtë rast.