Rexhep Hoti, kërkon heqjen e izolimit ndaj Kosovës

Rexhep Hoti, kërkon heqjen e izolimit ndaj Kosovës

22.03.2017 13:06:15

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti i shoqëruar edhe nga këshilltari i ministrit Shala, Faton Peci po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin.

Sipas një njoftimi, arsyeja e vizitës në Berlin është takimi i Bordit Qeveritar për projektin RYCO (Regional Youth Cooperation Office).

Po sipas njoftimit, gjatë ditës së parë të Bordit Qeveritar, është diskutuar për sfidat e RYCO-s në Ballkanin Perëndimor si dhe për kontributin potencial të RYCO-s në aspektin socio-politik.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti i shoqëruar edhe nga këshilltari i ministrit Shala, Faton Peci po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin.

Arsyeja e vizitës në Berlin është takimi i Bordit Qeveritar për projektin RYCO (Regional Youth Cooperation Office).

Gjatë ditës së parë të Bordit Qeveritar, është diskutuar për sfidat e RYCO-s në Ballkanin Perëndimor si dhe për kontributin potencial të RYCO-s në aspektin socio-politik.

Në pjesën e pasdites, delegacioni kosovar ka zhvilluar një takim me këshilltarin për Çështje të Huaja dhe të Sigurisë në Kancelarinë Federale, Mr. Christoph Heusgen dhe këshilltarin e kancelares Merkel për Politikë të Jashtme, Matthias Luttenberg, në ambientet e Kancelarisë Federale.

Në prezantimin që pati para përfaqësuesve të qeverisë gjermane, zëvendësministri Hoti shprehi brengosjen se projekti i RYCO-së do të jetë i vështirë për tu realizuar në Kosovë për shkak që vendi ynë vazhdon të mbetet i izoluar.

Një shqetësim i tillë është pranuar nga RYCO dhe si i tillë iu është përcjellë qeverisë gjermane dhe franceze si dhe qeverise austriake dhe italiane.

Është diskutuar gjithashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit në rrafshin medial me zyrën e RYCO.

Të dy këshilltarët e kancelares Merkel janë shprehur të gatshëm për bashkëpunime të reja në të ardhmen me Qeverinë e Kosovës si dhe kanë shprehur interesin që të kontribuojnë në mënyrë që projekti i RYCO-së të gjënë zbatim sa më të mirë në Kosovë.

Shqetësimi i Këshilltarit te Angela Merkel ishte dhuna në Kuvend si dhe pamundësia për të mos marrë vendime.

Në takim ishte prezent edhe ambasadori i Italisë dhe i Francës, përfaqësues nga shoqëria civile të të gjitha shteteve përfaqësuese të RYCO-s.