Rexhep Kastrati: Hashim, të sfidoj!

09.06.2019 17:55:01

Hashimi, ka pas refuzuar propozimin e presidentit Rugova që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, sepse e ka ditur se do të poshtërohej rëndë në zgjedhje të tilla! Prandaj, ia qiti terezinë që të bëhej prapë me shkie që ta bllokonte zgjedhjen e presidentit Rugova, president të Kosovës. Tash kur presidenti Rugova, nuk është më, guxon e kërkon zgjedhje nga qytetarët, duke bërë sfidë publike!

Mirëpo, Hashimit ia bëj një sfidë publike personale, ose nëpërmjet ndonjë kandidati të përzgjedhur nga unë, dhe të shohim se si do të kalojë në zgjedhje të drejtpërdrejta!

Kuptohet përsëri Hashimit i jap avantazh: gjithë mediat e kazanit, edhe tri portalet që bëjnë gjoja se janë me LDK e që kontrollohen nga SHIK, të bëjnë fushatë vetëm për të e asnjë minutë për mua, edhe gjithë veglat kondomë që thirren në presidentin Rugova, por që punojnë për Hashimin, le të angazhohen hapur për të, edhe Valdete Osmanin ta mbajë kryetare të KQZ-së, edhe ta thërrasë në ndihmë edhe Ismet Osmanin “Currin”, edhe Nexhmedin Zekën “Lulin”, kurse unë veç një grup gazetarësh, pra veç një media! Asgjë më shumë! Dhe siç i kam mposhtur pas luftës, do t’i mposhti përsëri!

Unë vë bast të vetmen që mund të vë bast: të drejtën time për të folur publikisht, kurse nga Hashimi kërkoj vetëm të zbardhë të vërtetën e plotë të vrasjes së Bekim Kastratit e të Besim Dajakut, dhe të ministrit, kolonel Ahmet Krasniqi!

Unë, ose kandidati që përzgjedhi unë, do të kandidojmë të pavarur, por do të mbështetemi në filozofinë politike të presidentit Rugova! Kurse komisionerë, numërues dhe vëzhgues do të përcaktoj njerëzit vullnetarë anekënd Kosovës, e që vërtet janë për ta nxjerrë Hashimin nga politika, si dhe të ketë një mbikëqyrje të përfaqësuesve nga SHBA!

Sfida është e hapur dhe mund të realizohet në zgjedhjet e ardhshme!