Rexhep Kastrati ka 18 vjet që shkruan për kolonel Ahmet Krasniqin, o shpifmjerë! Dhe ju e dini mirë këtë!

30.11.2016 00:38:42

shqiptari.eu paska botuar reagimin e Arif Molliqit me titullin “Ku ishin ata që për 18 vite s´bën asnjë film, asnjë libër për kolonelin, dhe tani duan “përmirësime”?!”, dhe këtë  e ka bërë për turpin e tij, sepse e dinë të gjithë se nëse dikush ka shkruar që 18 vjet për kolonel Ahmet Krasniqin, ai jam unë! Dhe këtë e kam bërë që më 3 tetor 1998 e këndej. Pra kam shkruar vetëm një javë pasi ai është vrarë. Dhe këto nuk i kam bërë as për të rrahur gjoks, as për të përfituar materialisht, as për famë, e as për hatër të dikujt, as për inat të dikujt, por i kam bërë, sepse kolonel Ahmet Krasniqi ka merituar dhe meriton shumë më tepër sesa të shkruhet për të, sepse ka merituar dhe meriton shumë më shumë sesa një dokumentar. Për 18 vjet nuk kam pushuar, nuk jam ndalur dhe me emër të Zotit nuk do të ndalem, por përsëri jo për të përfituar materialisht, jo për emër, as për famë, as për rrahagjoks, por për shkak se sado që të shkruajmë, përsëri do të ketë se çka të thuhet. Prandaj, edhe pse ka 18 vjet që shkruaj për kolonel Ahmet Krasniqin, nuk kam dashur ta theksoj këtë, edhe me bindjen se nuk kam pse të theksoj diçka që ka qenë dhe është publike dhe kanë qenë dhe janë në dijeni edhe ata që qëndrojnë mbrapa portalmjerit shqiptari.eu, edhe të tjerët që janë kujtuar vetëm pas 18 vjetëve se është mirë të bëhet një dokumentar. Së këndejmi, edhe vetëm mund të shprehi keqardhjen për mjerimin e tyre që të thonë marrëzira që edhe vetë e dinë se janë vetëm marrëzira. Dhe të thuash me vetëdie marrëzira, nuk ka ku shkon më poshtë.

fb_img_1474446606693

fb_img_1474446616103-696x955