Rexhep Selimi: Çka keni për të thënë ju 82 deputetë që votuat Gjykatën Speciale në vitin 2015

13.01.2019 18:33:42

Pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Selimi ka parashtruar një pyetje për të gjithë 82 deputetët që në vitin 2015 votuan pro Gjykatës Speciale.

“Çka keni për të thënë sot ju 82 deputetët që e votuat Speciale më 3 gusht 2015?  Sami e Rem – dalshi e ardhshi faqebardhë”, ka shkruar Selimi.

Ndërkaq, për shkuarjen e Lushtakut e Mustafës në Hagë, kanë shkruar edhe Presidenti Thaçi dhe Kryeparlamentari, Veseli.