Rexhep Selimi ironizon me ata që e votuan krijimin e Gjykatës Speciale

13.01.2019 20:09:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas nisjes në Hagë të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet votimi i 82 deputetëve pro Gjykatës Speciale në vitin 2015.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Selimi i ka pyetur këta deputetë se çfarë do të thonë sot pasi votuan Gjykatën Speciale.

Postimi i plotë i Selimit pa ndërhyrje:

Çka keni për të thënë sot ju 82 deputetët që e votuat Specialen më 3 gusht 2015?

p.s. Sami e Rem – dalshi e ardhshi faqebardhë!