Rexhep Selimi: Parlamenti ka dalë jashtë funksionit

11.04.2017 20:59:51
Kuvendi i Kosovës ka dalur nga funksioni. Kështu ka thënë në emisionin e drejtpërdrejt “Intervista me Blerimin” në RTK, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

Ai ka komentuar edhe çështjen e ushtrisë. Selimi ka thënë se mos koordinimi me faktorët kyç siç është Qeveria në lidhje me ushtrinë si dhe me resorin kryesor FSK-në dhe edhe me partitë opozitare e në anën tjetër mos koordinimi me faktorin kryesor si NATO dhe SHBA-të dhe shtete të veçanta që janë sponsorisuese të FSK-së ka ndikuar në dështimin e këtij procesi.

Selimi gjersa ka folur për punën e Kuvendit, ka thënë se vetëm zgjedhjet muna ta rifreskojnë legjislaturën. Ai tha se Kuvendi jo që nuk ka pasur ndonjë funksion e sidomos në përputhje me atë që do të duhej të prodhonte parlamenti.

“Por, parlamenti ka dalë jashtë funksionit tërësisht”, ka thënë Selimi. Sipas Selimit, mazhoranca ka 2/3 tën e deputetëve por nuk po arrinë ta siguroj as shumicën e thjesht të kuorumit, për votimin e ligjeve të rëndomta.

“Vetëm zgjedhjet këtë rast mund ta rifreskojnë punën e Kuvendit”, ka thënë deputeti Selimi. Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë llogari Parlamentit.

“Ky i fundit ka qenë vendi që është shfrytëzuar nga pushteti si një arenë për arritjen e qëllimeve përtej paralamentare”, tha deputeti i partisë opozitare në RTK. Ai ka shtuar se Vetëvendosje mbështetë mocionin kundër qeverisë. “Siç kemi qenë bashkë në tema kundër Zajednicës, kundër Demarkacionit, do të jemi bashkë edhe kundër qeverisë”, tha ndër të tjera Selimi.