Rezulton fals alarmi për bombë tek Drejtoria e Patentave

21.09.2016 17:07:23

Ka rezultuar fals alarmi për bombë në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave.

Forcat xhenio, pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë kontrolluar makinën për të cilën u tha se ishte vendosur bombë, nuk kanë konstatuar asnjë pako të dyshimtë.

Alarmi për bombë u dha nga pronari i makinës Elvis Boshi, i cili ka lajmëruar policinë se në makinën e tij ishte vendosur eksploziv.