Riaftësohet Ramos, gati për derbin me Atleticon

14.11.2016 17:15:23

Më në fund lajme të mira nga infermieria për trajnerin e Realit të Madridit Zinedine Zidane. Pas mesfushorit Luka Modric i cili e ka hedhur pas krahëve dëmtimin është riaftësuar edhe mbrojtësi Sergio Ramos. Sipas asaj që raporton gazeta madrilene As, kapiteni i Los Blancos nuk ndien më shqetësime nga dëmtimi që pësoi në sfidën mes Shqipërisë dhe Spanjës të zhvilluar në Loro Borici rreth 1 muaj më parë dhe do të jetë gati për derbin e 19 Nëntorit ndaj Atleticos së Madridit.

Përballë Los Colchoneros Ramos pritet të aktivizohet titullar teksa do të vendoset në qëndër të prapavijës së Los Blancos përkrah francezit Raphael Varane. Rikthimi i kapitenit vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Realin e Madridit që gjatë kësaj periudhe ka një kalendar shumë të vështirë dhe do të luajë një pjesë të mirë të sezonit. Duke patur parasysh edhe mungesën e qëndërmbrojtësit tjetër portugezit Pepe, Ramos është i domosdoshëm për Realin në këto momente pasi në rast se 30-vjecari i La Rojas nuk do tia dilte të ishte gati për derbin e Madridit, ndaj Atleticos përkrah Varane në qëndër të mbrojtes, Zidane do të ishte i detyruar të aktivizonte Nachon që atë pozicion nuk e ka rolin e tij natyral. Për dëmtimin që pësoi ndaj Shqipërisë, Ramos ka humbur 8 ndeshje të Realit përfshirë këtu 5 takime të La Ligas, 2 ndeshje në Champions dhe 1 në Kupën e Mbretit.