Richard Grenell i bën thirrje BE për liberalizimin e vizave

Richard Grenell i bën thirrje BE për liberalizimin e vizave

05.03.2021 18:32:45

Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka goditur sot Bashkimin Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Grenell ka thënë se Brukseli duhet të ndalojë së foluri për liberalizimin dhe të fillojë të japë vizat.

“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë mua direkt që është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo ma ka thënë në vitin 2019”, ka shkruar Grenell.