Richard Grenell sulmon Bidenin duke marrë për shembull çështjen e Kosovës dhe Serbisë

29.01.2021 11:53:40

Ish-emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka folur sërish për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për NewsMax, Grenell e ka marrë shembull çështjen e Kosovës dhe Serbisë  për dështimin e administratave të kaluara amerikane, duke thënë se të njëjtat kanë punuar për 20 vite, dhe kanë dështuar.

Ai thotë se problemi i estabilishmentit në Shtëpinë e Bardhë është se ata nuk duan njerëz nga jashtë, por vetëm ata që janë aty që disa vite, dhe që sipas tij kanë dështuar në çështje të ndryshme.

“Establishmenti i Uashingtonit nuk e do dikë nga jashtë të vije brenda.  Presidenti Biden do të jetë me të njëjtit njerëz që kanë qenë që nga administrata e Obamas, të cilët janë larguar me milje larg. Ata do të kthehen dhe do të nisin të punojnë me çështjet që kanë dështuar. Ata duan njerëz që kanë qenë aty që një kohë të gjatë”, thotë Grenell.

“Shembulli perfekt është ai Kosovës dhe Serbisë. Më është thënë se duhet të shkoj  dhe të formoj ekipin me njerëzit që kanë punuar në këtë çështje që 20 vite. Dhe unë thash a janë ata njerëz që  kanë punuar që 20 vite dhe që ndodhta kanë dështuar, mos ndoshta duhen ide të reja. Por kjo nuk funksionon në Uashington, ky është mentaliteti që ata urrejnë”, ka shtuar Grenell.