Ridimensionimi i historisë së shqiptarëve nevojë urgjente!

27.02.2019 15:08:06

Nga Rexhep Kastrati

Në kohën kur institucione shkencore përkatëse po heshtin, ose nuk merret vesh se kanë ndonjë projekt të mirëfilltë për të ndërtuar një historiografi profesionale, të bazuar në metodologji të mirëfillta shkencore, me qasje kritiko-racionale dhe të bazuar në arguemente dhe fakte shkencore, autorë të dnryshëm janë munduar të ndërmarrin hulumtime dhe studime individuale janë munduar të bëjnë atë që nuk po e bëjnë ato institucione shkencore.

Edhe pse ka studime shumë të rëndësishme në këtë aspekt, megjithatë, studimet individuale janë larg mundësisë për të ndërtuar një historiografi të plotë, apo sa më të plotë që është e mundur bazuar në faktet e reja që kanë dalë në dritë më shumë nga studiues dhe shkenca albanologjike nga institucione shkencore të shteteve të ndryshme, sesa nga vetë shqiptarët, por edhe nga rishqyrtimi shkencor e shumëdisiplinor të fakteve tashmë të njohura.

Me një qasje kritiko-racionale, me metodologji të mirëfillta shkencore e jo në qasje të ideologjisë politike, të fakteve të reja, si dhe me një interpretim të mirëfilltë të fakteve që kanë qenë të njohura edhe më parë, si dhe me thellimin e hulumtimeve shkencore në arkiva të ndryshme të shteteve të ndryshme, është e mundur që të kemi një historiografi të mirëfilltë që kapitalizon, sistematizon dhe rezymon të vërtetën historike.

Duhet thënë se hulumtimet individuale të bërë nga autorë të ndryshëm në arkiva të shteteve të ndryshme kanë nxjerrë në dritë dokumente shumë të rëndësishme, gjë që do të duhej të ishte një nxitje dhe një thellim të hulumtimeve institucionale në arkiva të ndryshëm me anë të ekipeve shumëdisiplonore për të vjelë gjithë bazën arkivore të të dhënave për historinë tonë.

Të kujtojmë se prof. dr. Skënder Rizaj, i cili ka kryer hulumtime shlkencore në arkivat e Stabollit në krye të një ekipi osmanologësh, në intervista të ndryshme ka bërë thirrje disa herë që të hulumtohen arkivat e Stambollit ku është e arkivuar edhe baza e të dhënave të Perandorisë Romake të Lindjes, ose Pereandoria Bizantine, edhe e Preandorisë Osmane, dy perandoritë që më së shumti kanë pasur të bëjnë me shqiptarët, por ka të dhëna edhe për kohën para krijimit të Perandorisë Bizantine, përkatësisht edhe të krishterimit pararomak dhe parabizantin, madje edhe të kohëve dhe milieniumeve më të hershme.

Po ashtu, gjetjet e ndryshme në bibliotekat e Vatikanit, që e kanë shtyrë datën e shkrimit të shqipes shumë kohë më të hershme sesa “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), si dhe lidhjet e shqiptarëve me Perandorinë Romake të Perëndimit (të kujtojmë se të dhënat shkencore të bazuara në bibliotekat e Vatikanit bëjnë fjalë për prani të hershme të familjeve të para të krishtera në Stobi me rrethinë, prëveç gjetjeve biblike për përhapjen e krishtermit deri në Ilirikum), si dhe administrimi kishtar në hapësirën shqiptare, janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e historiografisë së mirëfilltë shqiptare.

Hulumtimet në arkivat e e Egjiptit janë, po ashtu, të rëndësishme për shkak se aty gjendet një pasuri e madhe e të dhënave që ka të bëjë me historinë e shqiptarëve, jo thjesht për faktin se Egjiptin modern e ka themeluar dinastia shqiptare e Farukut, por për faktin se është një histori e madhe e ndërtuar në grykën e lumejve Tigër dhe Eufrat, është një histori e msitershme për piramidat, për sistemin politeist të hershëm në krye me Amon Ra-në, por ajo që ka të bëjë me Thothin, që lidhet me pellazgët, apo që konsderohet si zoti kryesor i pellazgëve. (Ndoshta nga emri Thothi, mund të ketë dalë emri shqip Zoti). “Libri i të vdekurve egjiptianë” që është një nga librat më të vjetër, në mos edhe libri më i vjetër në botë, bashkë me “Epin e Gilgameshit”, “Kodin e Hamurabit”, por edhe me “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, është i mbushur me fjalë që në aspektin e gramatologjik gjasojnë apo janë të njëjta me fjalë shqipe. Kur them këtë nuk kam parasysh vetëm shpejgimet etimologjike të emrit “Faraon”, që Xhuzepe Katapano e shpjegon me “fara jonë”, por edhe me fjalë të tjera: baba, babi, mut, etj., edhe pse nuk kanë ato kuptime, siç i kanë sot në gjuhën shqipe.

Duhet theksuar se të “Libri i të vdekurve egjiptianë”, një epitet i Thothit është dybrirësh, që mund të hedhë dritë në arsyen e vërtetë se përse Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ka mbajtur përkrenaren me dy brirë, dhe kështu të eliminohet ai shpjegimi idiotik, aspak shkencor dhe aspak logjik që e ndërlidh me përralla që na i tregojnë diletantët dhe diletantet që nuk dihet punën e kujt bëjnë. Po ashtu, në “Librin e të vdekurve egjiptianë” është e shpjeguar qartë edhe çështja e kryqëzimit dhe e ringjalles, që lidhet me Thothin, e që më vonë do të jetë e mishëruar në katër ungjijtë, përkatësisht në Dhjatën e re, e që në formë të ringjalljes,është ruajtur në letërsinë gojore shqiptare, në etnologjinë dhe në etno-psikologjinë e shqiptarëve, me legjendën e Kanstantinit dhe Doruntinës. Duhet të kujtojmë se Konstantini ka qenë njëri nga nëntë vëllezërit e motrës së vetme – Doruntinë, i cili për të martuar motrën pertej bjeshkëve, i jep besën dhe fjalën nënës se edhe nga varri do të ngrihej dhe do ta sillte motrën, sa herë që do ta merrte malli.Dhe ashtu kishte ndodhur. Në këtë rast, ndërlidhet edhe besa, e cila jo veç të etnologjia shqiptare dhe të tërësia e personalitetit psiko-social kolektiv të shqiptarëve, për edhe te shkrimet e hershme, përfshirë edhe “Iliadën” dhe “Odisenë”, është një nga elementet thelbësore. Të kujotjmë se fabula kryesore e “Odisesë” nuk është thjesht rrugëtimi dhjetvjeçar i Odeseut, sundimtarit të Itakës, për t’u kthyer nga Troja në Itakë, por mbajtja e besës nga ana e bashkëshortes së tij, Penelopës.

Po ashtu, gjetja e priamindës në Bosnjë, e cila është më e larta dhe më e hershmja se ato në Egjipt dhe në Meskikë, e vë një ndërlidhje të fort ndërmjet kësaj pjese të botës me Egjiptin. Çka do të thotë fakti se piramida në Bosnjën e sotme është më e hershmja dhe më e larta në botë? A flet kjo për lëvizje të popullatës nga Gadishulli Ilirik drejt pjesëve të tjera të botës, pra edhe në Egjipt, apo e kundërta? Si kanë ndodhur këto lëvizje dhe a i përkasin epokës së akullnajave kur ka pasur dyndje nga veriu dhe pjesa kontinteale e Evropës drejt pjesës jugore, dhe të niveleve afro-aziatike? A do të mund të futet këtu edhe hstoria e Atlantidës, Lëmurias, Mu-së etj.?

Studimi, edhe me metodologjinë krahasimtare, i këngëve të kreshnikëve, të cilat sipas disa studimeve të fundit janë të hershme rreth 30 mijë vjet, por që ka pasur synime që origjina dhe përkatësia t’u mbeshen të tjerëve, madje dhe boshnjakëve, edhe pse të pakonstituuar etnikisht, është një nevojë urgjente, sepse në këtë mënyrë do të vihen në pah lidhjet strukturës kommpozicionale dhe metriko-ritmike me “Iliadën”, “Odisea”-n, por edhe me “Epin e Gilgameshit”, “Librin e të vdekurve egjiptianë “ etj. Është e qartë se përkthimi më i mirë që i është bërë ndonjëherë “Iliadës” dhe Odisea”, është ai i përkthyer në strukturën metriko-ritmike të këngëve kreshnike.

Një kapitull më vete paraqesin hulumtimet dhe studimet e Nermin Vlora – Fakaskit, e cila ka arritur që me ndihmën e gjuhës shqipe, të shpjegojë shumë fjalë të gjetura në vende të ndryshme me metoda dhe teknika të karbonit. Nermin Vlora – Falaski ka një pasuri të madhe studimore etimologjike dhe palenotologjike që lidhen me gjetjet e ndryshme gjuhësore dhe etnologjike.

Çështja e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” është një ndër çështjet e rëndësishme, ndoshta më të rëndësishmin dokument të së drejtës, që është i krahasueshëm me “Kodin e Hamurabit”, dhe që gjatë kohës, edhe mund të ketë pasur ndryshime, por që ka ruajtur thelbin e saj. Përkundër keqinterpretimeve ideologjike-politike dhe pse jo edhe kundërshqiptare, duhet thënë se “Kanuni i Lekë Dukagjinit” ka vënë theksin te ndalja e dukurisë së vrasjeve, e jo te nxitja e tyre. Zbatimi i përpiktë i paragrafeve të “Kanunit” do të ndalte gjakmarrjen ndër breza, pasi që familja e të vrarit, ka të drejtë për gjakmarrje, por familja që ka një gjak borxh, nuk ka të drejtë të vazhdojë më tej. Me “Kanun…”, gjakmarrja nuk ka qenë e vetmja formë, pasi që ka qenë edhe forma e kompensimit të gjakut. Pastaj, me “Kanun…” nuk ka mundur të vritet fëmija, gruaja, as të ngujohen, ashtu siç nuk ka qenë e lejuar të vritet në besë. Format tjera: të gjakmarrjes ndër breza, e vrasjes së fëmijëve apo të grave, ngujimi i tyre dhe vrasja në besë, janë forma që janë forma jokanunore, por që mund të kosnderohen edhe si forma të deformuara edhe nën ndikimin e agjenturave kundërshqiptare.

Klod levi-Strosi ka studiuar shoqëritë e hershme, përkatësisht format e hershme të organizimit të tyre, me metodologjinë strukuraliste dhe ka bërë arritje të mëdha shkencore në këtë aspekt. Shoqëritë paralele, siç i quan ai shoqëritë e hershme, fillestare, e që nga të tjerë janë quajtur edhe primitive, Klod Levi-Strosit i kanë dhënë material të shumtë për studimin e formave filletare dhe të hershme të organizimit shoqëror të njerëzimit. Organizimi në nivel klani, e fisi, janë konsderuar forma të hershme të organizimit shoqëror që kanë ndihmuar edhe në aspektet e vazhdimësisë së tyre gjatë mileniumeve e deri më sot. Ekzistenca e organizimit fisnor te shqiptarët, në fakt, nuk duhet marrë si çështje e primitivizmit dhe moszhvillimit të shqiptarëve, por si vazhdimësi e lashtësisë së tyre. Se është kështu dëshmon fakti se shqiptarët kanë udhëhequr me perandoritë më të fuqishme të botës, kanë udhëhequr me Vatikanin dhe me shumë shtete dhe institucione të ndryshme. Në anën tjetër, organizimi fisnor ka ruajtur gjenetikën shqiptare, sepse ka penguar fëlliglështinë në gjak, pra martesat brenda fisit. Në këtë kuptim, legjenda e Konstantinit dhe Doruntinës tregon pikërisht shkëputjen e hershme të shqiptarëve nga martesat endogamike, apo brenda fisit, dhe kalimin në martesa ekzogamike, apo jashtë fisit. Ky argument, është edhe një argument shtesë, se shqiptarët, përkundër pushtimeve, kanë ruajtur gjenetikën e vet, dhe nuk janë ndikuar ta zëmë nga pushtimi osman, që martesat brenda fisit i ka pasur normale dhe të zakonshme.

Përveç këtyre, është e domsdoshme që në mënyrë të shkoqur shkencore, me argumente, fakte dhe interpretime kontesktuale dhe socio-historike të shpejgohet çështja e fesë dhe e ndikimit të saj në krijimin e identiteteve kombëtare. Kjo për faktin se kjo çështje po interpretohen lirshëm dhe në bazë të konstekstit dhe organizimit kombëtar të kohës aktuale, e jo si çështje që janë ndërtuar, realizuar dhe kontesktualizuar në bazë të konteskteve socio-historike të kohëve. Të marrim shembull: më 1217 ishte krijuar një kishë ortodokse në krye me Stefan Nemanjën, por kjo është përvetësuar më vonë nga serbët, të cilët e kanë konsderuar dhe e kosnderojnë si datë të themelimit të Kishës Ortodokse Serbe, por edhe të vetë popullit serb. Në fakt, ka të dhëna se Stefan Nemanja ka qenë me origjinë shqiptare, madje edhe shqiptar ortoodks nga nëna Olimbia. Madje, prof. dr. Skënder Rizaj, thotë se në Hilandar, mbiemrin e Stefanit, e ka parë të shkruar Nimani, e jo Nemanja.

Edhe çështja e organizimeve administrative, shtetërore, e luftave dhe e ngritjeve e rënieve të fuqishme të ndryshme, duhet të trajtohet dhe të ridimensionohet në mënyrë të mirëfilltë, të plotë dhe të qartë, bazuar në fakte dhe në metodologji të mirëfillta shkencore, e të shemben të gjitha teoritë që kanë rikontekstualizuar ngjarje, personalitete dhe zhvillime socio-historike në kohë të ndryshme, të cilat jo vetëm sllavët, por edhe të tjerë i kanë bërë në vazhdimësi. Fjala vjen, e vërteta e luftave që sollën fundin e mbretërive ilire, çështjen e trashëgimisë jo vetëm idnetitare të tyre, por edhe në aspektin e trashëgimisë institucioanle, administrative etj. Me rënien e mbretërive ilire, a u shua gjithë rendi administrativ i tyre, apo ka pësuar transfomim, përkatësisht mbi to janë ndërtuar rende adminsitrative të tjera? E vërteta për Perandorinë Bizantine, karakteri i saj fillestar dhe devijimi i mëpastajmë. A ka qenë Perandoria Bizantine djepi i një perandorie sllavo-ortokse që u jep legjtimitet identitar, territorial dhe historik atyre në dëm të popujve të tjerë, sidomos në dëm të shqiptarëve, apo një perandori e ndërtuar në themelet e mbretërive të hershme ilire? Së këndejmi, a kanë vjedhë,sidomos sllavët e jugut dhe grekët trashëgimi ilire për t’i mveshur me aureolë ortodokse-sllave-greke? Pse Perandoria Osmane ka pasur një qasje jo të njëjtë për shqiptarët, si ndaj sllavo-ortodoksëve, të cilëve ua ka pas njohur të gjitha të drejtat, madje edhe të zgjerimit në dëm të shqiptarëve? Pse Kongresi i Berlinit ka qenë i padrejtë mbi shqiptarët? Pse edhe gjatë pjesës së parë të shekullit XX, Fuqitë e Mëdha kanë qenë të padrejta ndaj shqiptarëve: për përkatësinë fetare, për mosdije politike e diplomatike, apo për arsye gjenetike që ka të bëjë me të vërtetën e tyre si ndër popujt, apo populli më i vjetër?

Këto janë vetëm disa nga çështjet që historiografia jonë do të duhej t’i trajtonte urgjentinisht, t’i hulumtonte dhe të ndrtonte të vërtetën për historinë tonë, sigurisht duke thelluar hulumtimet edhe në arkiva të shteteve të ndryshme me të cilët kanë oasur dhe kanë të bëjnë shqiptarët si popull.

Po pse është urgjente të bëhen të gjitha këto?

Në vazhdimin tjetër!