Rifillimi i negociatave, Borrell pritet t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë

29.01.2020 19:31:38

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet gjatë mandatit të tij.

Borrell përmes një shkrimi të bërë në Twitter ka shkruar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës së tij, dhe se për këtë ai do t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë kësaj jave.

“Po angazhohem fuqishëm që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të rinisë dhe për këtë do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë si të paratë vende në rajon gjatë kësaj jave”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Embedded video

Megjithëse është me origjinë nga Katalonia, Josep Borrel njihet si kundërshtari më i zëshëm i ndarjes së këtij rajoni nga Spanja.

Përndryshe, ai do të marrë përsipër nga 1 nëntori detyrën e shefit të diplomacisë evropiane.