Rikthehet Champions League, tifozët e Barcës trembin lojtarët e PSG

16.02.2021 13:24:08

Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool janë dy ndeshjet e së mbrëmjes së Champions League të vlefshme për 1/8 e finales. Vëmendja ditën e sotm është fokusuar te ndeshja që zhvillohet në Camp Nou të Spanjës, mes katalanasve dhe ekipit francez të PSG.

Francezët kanë mungesë të rëndësishme si ajo e Nejmar dhe Angelo di Maria. Gjithashtu Bernat, Dagba, Pembele janë emrat e tjerë që do ti mungojnë trajnerit të ri të PSG, Poketino (Poçhettino).

Nejmar nuk do ta ketë mundur të luajë kundër ish-ekipit të tij, Barcelonës. Ndërsa në kampin katalanas shpresojnë në kthimin e Pique, mbrojtësit që nuk luan prej disa ndeshjesh. Mungesa të tjera janë Araujo, Coutinho,  Fati, Roberto, ndërsa në dyshim është Braithëaite.

Në Spanjë tifozët e Barcelonës kanë menduar të shpërqendrojnë disi kundërshtarët e mbrëmjes së sotme. Ata kanë shpërthyer fishekzjarrë pranë hotelit ku qëndronin lojtarët e PSG. Kjo për t’i trembur dhe duke mos i lënë lojtarët e ekipit francez ta bëjnë gjumin e qetë.

Edhe në ndeshjen tjetër që ofron një përballje gjermano-angleze dominojnë mungesat. Liverpool ka nëntë mungesa, ku më të rëndësishmet janë Origi, Milner, Fabinho, van Dijk, Matip, Keita, Jota, Davies.

Kjo ndeshje për shkak të rregullave të Covid nuk do të zhvillohet në Gjermani, por në Budapest të Hungarisë. Këto do të jenë ndeshjet e para dhe ato të kthimit do të jenë në mes të marsit.