Rikthim sensacional i Liverpoolit në fitoren ndaj Stoke Cityt

08.04.2017 17:12:28

Liverpool ka bërë një rikthim të madh në përballje me Stoke Cityn, takim ky që u mbyll me fitoren e ‘Reds, prej 1-2, të shtunën në javën e 32-të të Premier Leagues.

 

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri kthehet pas lëndimit më një paraqitje brilante, madje, ai asistoi në golin e Walters (44’) që kaloi nikoqirët në epërsi prej 1-0, raporton KosovaPress.

Mirëpo, në fraksionin e dytë, skuadra e Jurgen Klopp mori dominimin në terren dhe ia doli të shënojë dy gola.

Fillimisht Coutinho (70’) barazoi shifrat në 1-1, kurse, Firmino dy minuta më vonë shënoi golin e fitores së madh te Liverpoolit e cila tani ka 63 pikë në vendin e tretë, kurse, Stoke renditet e 13-ta më 36 pikë.

Fitore sot ka shënuar edhe Manchester City që moshti Hull Cityn bindshëm prej 3-1. City mbetet në pozitën e katërt më 61 pikë.