Rikthimi i Gjergj Xhuvanit

19.03.2018 13:53:37

Pas suksesit të premierës së filmit “Engjëjt janë larg”, gati një vit më parë, regjisori Gjergj Xhuvani duket se është rikthyer fort në kinema. Projekti i filmit të tij të ardhshëm ku është dhe skenarist e regjisor “Liqeni im” është votuar si projekti më i mirë ndër 54 projekte të 37 vendeve anëtare të Euroemage, prodhim i OnFilm duke fituar mbështetjen e Eurimages në mbledhjen e 150-të të Bordit Menaxhues që u zhvillua në Armeni, 12-16 mars 2018.

Ky projekt është një bashkeprodhim mes Shqiperise-Italise-Maqedonise dhe eshte mbështetur nga Qendra Kombetare e Kinematografisë. Filmi “Liqeni im” tregon historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë ‘Liqeni im’ të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.

Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit, djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit Prespë, një lum i ndarë në tri shtete, Shqipërinë, Maqedonië dhe Greqinë.Kristo pronari i një varkë të vogël peshkimi përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon, Ismailin dhe Paskon. Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën.

Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotëroj në tregtinë e drogës që po ndodh në liqen. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngritet një kurth nga Ismaili, policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi. Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson qëKristo është fajtor për vdekjen ePaskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet.

Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës. Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund të u jap atyre që dinë se çfarë ti kërkojnë.