‘Rilindja’ e autostradës Tiranë-Durrës. Ngul e shkul palmat, 600 mijë euro për ti mbjellë e 200 për ti shkulë (Video)

09.02.2017 13:28:19

Po ikin dhe po shkulen, edhe palmat e Edi Ramës që i vendosi plot pompozitet në autostradën Tiranë-Durrës.

Krejtësisht të thara nga i ftohti pemët po hiqen, dhe nuk dihet a do të vlejnë më për t’u rivendosur sërish pas zgjerimit të rrugës siç kanë deklaruar zyrtarisht. Mbi 600 mijë euro kushtoi vënia e tyre dhe 200 mijë të tjera plus, për ti hequr sot.

Projekti i këtyre palmave që s`bën asgjë tjetër përveçse “xhiruan” një shumë të majme parash, dihej që ishte i përkohshëm pasi përpara se të vendoseshin kishte një projekt tjetër, për zgjerimin e autostradës me më shumë korsi.

Por kush do të mbajë përgjegjësi për këtë maskaradë dhe tallje, që bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë?