Rinas, ndalohet izraeliti me 250 mijë euro të padeklaruara

11.03.2018 23:18:05

Një shtetas nga Izraeli është ndaluar nga Policia Kufitare e Rinasit, e cila i ka sekuestruar 250 mijë euro të padeklaruara.

Agjentët doganorë, teksa po kryenin kontrollin fizik dhe të bagazheve të shtetasit me iniciale E.R., lindur dhe banues në Izrael, kanë konstatuar shumë e lartë të parave kesh në valutë.

49-vjeçari, sapo kishte mbërritur nga Moska në Shqipëri dhe është ndaluar nga autoritetet policore.

Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mos deklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.