Rinia, prioritet i institucioneve

10.11.2016 16:14:09

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar sot një takim me anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, të kryesuar nga deputeti Nait Hasani, kryetar i këtij komisioni, si dhe nga përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Dritan Selmani.

Në takim u diskutua për një varg çështjesh që kanë të bëjnë dhe i preokupojnë rininë. Ndër të tjera, u bisedua për Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, për Strategjinë Kosovare për Rininë dhe për aspekte konkrete sikurse njohja e punës vullnetare e të rinjve si përvojë e punës.

Rinia është pasuria dhe ardhmëria jonë dhe zhvillimi i duhur i saj konsiderohet prioritet i institucioneve. Si e tillë, do të ketë infrastrukturë dhe norma ligjore, që janë në interesin e tyre dhe që përkojnë me standardet demokratike, u vlerësua në takim.