Rinumërimi: Tre deputetë zëvendësohen me emra të rinj

04.07.2017 18:47:32

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të rinumërohen 117 kuti të votimit nga zgjedhjet e 11 qershorit, tre deputetë do të zëvendësohen me emra të rinj.

Lajmi.net merr vesh se njëri nga këta tre deputet që ka përfituar nga rinumërimi i votave është Naser Osmani i LDK-së, i cili e ka lënë jashtë parlamentit Imet Rrahmanin.

Ndërkaq, dy kandidatë tjerë për deputetë që kanë arritur të hyjnë në Kuvend pas rinumërimit të këtyre kutive vijnë nga partitë ose koalicionet tjera.