Rinumërohen 219 vendvotime

20.10.2019 10:10:22

Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se deri mbrëmë janë numëruar 219 vendvotime.

“Mund t’iu konfirmojmë se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre. Procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar“, ka thënë Elezi.

Ai po ashtu ka thënë se pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.