Ristrukturimi i Milanit, Igli Tare kandidat potencial për drejtor sportiv

24.07.2018 15:07:10

Sot është dita e lamtumirës së Massimiliano Mirabellit nga Milani. Drejtori sportiv kuqezi, do të largohet pak më shumë se një vit nga emërimi në këtë detyrë.

Mirabelli, sipas mediave italiane, konsiderohet një njeri i afërt me administratorin e deleguar tashmë të shkarkuar Marco Fassone, ndaj nuk shihet si një njeri i besuar.

Në numrit e sotëm të Gazzetta Dello Sport shkruhet se kandidat për rolin e drejtorit sportiv të Milanit është edhe Igli Tare, njeriu që ka projektuar merkaton tepër të suksesshme të Lazios. Biondi shqiptar konkurron për këtë post me Cristiano Giuntoli, që është shumë pranë largimit nga Napoli. Gjithashtu flitet edhe për rikthimin e Ariedo Braidas, aktualisht drejtor i sektorit të marrëdhënieve me jashtë te Barcelona.

Gjithsesi, do të jetë shumë e vështirë që presidenti i Lazios, Claudio Lotito, të lejojë largimin e Tares nga bardheklatrit.