Robben: Jemi gati për supersfidën me Real Madridin (FOTO)

10.04.2017 12:08:41

Anësori holandez i Bayern Munich, Arien Robben, thotë se ndihen të gatshëm për t’u përballur me Real Madridin në turin çerekfinal të Ligës së Kampioneve: “Është e vërtetë që unë nuk isha gjatë në përbërje të tij, por Real Madridi është pjesë e së kaluarës sime. Kam kaluar dy vite atje. Në karrierën tuaj është gjithmonë bukur të thoni se kam luajtur me Real Madridin. Kjo ishte një kohë e bukur, por tani mendja ime është e vendosur në ndeshjen e së mërkurës. Ajo që ka rëndësi është ta kalojmë me sukses turin çerekfinal të Champions-it, asgjë më shumë.

A do të kisha preferuar një kundërshtar tjetër në çerekfinale? Unë jam një person, që i marr shumë thjeshtë këto gjëra. Në fund të fundit këtë fat patëm nga goglat e shortit. Nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve, herët apo vonë ju duhet të mundni kundërshtarë të mëdhenj. Cili është çelësi për t’u imponuar ndaj Zidanes dhe ekipit të tij? Është e komplikuar, sepse madrilenët kanë një nga ekipet më të mira në botë, me lojtarë të klasit botëror. Do të jetë e rëndësishme për të dalë me besim dhe pasion në fushë. Të përpiqemi të imponojmë stilin e lojës sonë
Ne duam për ta fituar ndeshjen nga fillimi. Duhet të qasemi në lojë me plot besim. Dhe ne kemi arsye për ta bërë këtë, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të përulur. Kemi nevojë për ta filluar lojën me pasion, agresion dhe të provojmë minutë pas minute se duam ta fitojmë këtë ndeshje. Ky është muaji ku ne duhet të jemi super. Ne luajtëm mirë në fundjavë kundër Borussia Dortmund, ku morëm një fitore të madhe. Ndihem gati për Real Madridin.”