Rodriguez tek Interi në Verë

14.02.2017 09:58:51

Interi është takuar të hënën me agjentin e mbrojtësit zviceran, Ricardo Rodriguez, dhe ai mund të arrijë në verë për 22 milionë euro.

Mbrojtësi i Wolfsburgut ka qenë i lidhur shumë me Nerazzurrët, dhe mendohet se edhe ai preferon për të kaluar te klubi nga San Siro.

Corriere dello Sport raporton se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, u takua me agjentin Rodriguez, Gianluca Di Domenico, në Hotel di Milano.

Zvicerani ka një klauzolë blerje prej 22 milionë eurove në kontratën e tij, kështu që nëse Inter mund të gjej një marrëveshje me klubin e tij, Rodriguez do të bashkohen në verë me italianët.

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij.

Përveç Rodriguezit, Interi po mendon edhe forcimin e qendrës së mbrojtjes, me njërin nga Marquinhos i PSG-së apo Kostas Manolasin e Romës.