Roja Bregdetare shpëton jahtin gjerman në Himarë

08.08.2016 11:37:52

Një jaht, i cili për shkak të motit të keq ishte shkëputur nga bankina e Batonit në Himarë, është shpëtuar nga Roja Bregdetare shqiptare.

Jahti “Capricorn” me flamur gjerman, pa njerëz në bord, lundronte në gjendje të lirë 1.5 milje larg Himarës dhe është shpëtuar nga anija “P 03” e Rojës Bregdetare. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

Evakuimi i jahtit u bë në Porto Palermo, ndërsa rreth orës 03:00 iu dorëzua pronarit, Konrad Josef Woller, me kombësi austriake.