Roli i intelektualit në mbrojtjen e mendimit të lirë në shekullin e internetit

20.01.2021 17:52:28
Nga Ahmet Asani
E di që shumëkush do të thoshte, se njeriu nuk ka nevojë të jetë i shqetësuar dhe të merret me ata që merren me propagandë dhe shpërlaje të trurit, sepse në fund të fundit të gjithë njerëzit kanë mendimin e vet të lirë dhe marrin vendime të veta të pavarura, pavarësisht propagandës, pavaresisht lajmeve e sondazheve te rrejshme fake-news, pavarësisht asaj çfar flitet ne televizione e shkruhet në rrjetet sociale!?
Në fakt sa i perket mendimit të pavarur as nuk ka qenë kurrë e as nuk do të jetë kështu në të ardhmen, aq më tepër jo në këtë kohë të mediumeve televizive dhe internetit! Po jetojmë në një kohë kur çdo ditë e më shumë numri i atyre që kanë mendim të vetin vjen duke u zvogëluar!
Para epokës së internetit dhe googles, nëse njerëzit nuk janë marr me ata që kanë bërë propagandë e shpërlarje të trurit, atëherê as propaganda nuk ka mund të merret me ata! Por nga paraqitja e internetit, googles, telefonisë mobile dhe rrjeteve sociale, janë të tjerët që nepermjet googles, rrejteve sociale, telefonisë mobile, që merren edhe me trurin e bariut e të bujkut, të punëtorit, të nxenesit e studentit, të intelektualit e të gjitha shtresave të popullit!
Asnjehëre më parë mendimi i lire i njeriut, nuk ka qenë i varur sikur sot qe eshte i varur! Shumë njerez para se të shkojne ne markete bejne listen e produkteve te cilat duan ti blejnë dhe kur dalin nga marketi ne shportë kanë shumë produkte te cilat nuk i kanë në listë! Kur i pyet njerëzit pse kanë vepruar ashtu dhe a ishte deshire, mendim dhe vendim i lirë i tyre që të blejne produkte tjera nga ato që i kishin ne listê, ata bejne be rr’fe se kanë vepruar me deshirë dhe mendim te tyre të lirë e jo të ndikuar edhe pse e verteta eshte se ata kanë blere nèn ndikim e marketingut, i cili behet nonstop ne TV, google dhe rrjetet sociale!
Edhe në politikë ndodh sikur në ekonomi, nje pjese e madhe e njerezimit gabimin e kuptojne tek pasi të jenë mashtruar. I vogël është numri i atyre qe merren vet me analizim të fenomeneve, i vogël është numri i atyre që e kuptojnë cka eshte lajm i vertetë e cka eshte fake news, i vogël është numri i atyre që analizojnë e marrin vendime me vetedije të plotë!
Roli i intelektualit ne kete shekull te interetit, ku secili njeri nga mosha 10 vjeçare e deri te ajo 100 vjeçare, është nën ndikim të markrtingut perfid, propagandës gati hipnotizuese dhe lajmeve te rrejshme – fake news, nuk ështê të shikoj seri as ta fus kokën në zall si struci, por te beje analiza dhe ta shpetoj njerezimin nga produkte te demshme per shendetin e njeriut dhe nga subjekte te rezikshme per lirinë e mendimit, demokracisë pluraliste, ekonomisë së tregut dhe shtetit të drejtësisë!
Image may contain: 1 person, text that says 'LE-FIZE TV e Pandurit dhe shperlarja e trurit! NUMRAT KAJTAZI:S MUND TẾ JETE NDRY NDRYSHIM KAQ RADIKAL NGA ZGJEDHJET EKALUARA The new power of manipulation! Google+ facebook'