Roli i shumëfishtë i Seminarit Nderkombëtar për gjuhën shqipe

Roli i shumëfishtë i Seminarit Nderkombëtar për gjuhën shqipe

15.08.2018 09:29:12

Mysafir i emisionit “Mirëmëngjesi Kosovë” të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) është Rrahman Paçarizi, drejtor i Seminarit, i cili foli për historikun e këtij Seminari.

Si shkas për këtë intervistë për emisionin “mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së është se në javën e ardhshme do të nisë Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare.

Sipas profesor Paçarizit ka shumë nga pjesëmarrësit e Seminarit që janë këtu për të disatën herë, fjala vjen studiuesi Aleksandar Novik, i cili merr pjesë nga vitet ‘80-ta. Pra ka nga ata që marrin pjesë shumë herë.

Më tej ai theksoi se si karakterisitikë për pjesëmarrësit e këtij Seminari është se ata flasin vetëm shqip.

Më tej, prof. Paçarizi foli për rëndësinë ndërkombëtarizimit të jo vetëm kulturës e gjuhës sonë, por edhe të njohjes nga afër me traditën tonë, që ka pasur raste në thyerjen e paragjykimeve ndaj vendit tonë.

“Për vendin tonë është mirë që vijnë studiues nga vendet e ndryshme të botës, sepse kështu thyhet propaganda kunder vendit tonë. Fjala vjen, në vitin e shkuar kanë qenë studiues nga Serbia, Rusia, Rumania, etj. Mikëpritja jonë ka thyer këto paragjykime ndaj nesh”, tha për “Mirëmëngjesi Kosovë”profesor dr. Rrahman Paçarizi, drejtor i Seminiarit të Gjuhës, Letërsisë e Kulturës shqiptare.

Tutje, ai theksoi se koncepti i këtij Seminari mbetet i njëjtë, pra ka po atë rol që kishte edhë më herët.

“Por e veçanta është se sivjet në këtë seminar nga Shqipëria kemi rritje kualitative”, theksoi prof. Paçarizi.

Ndërkaq lidhur me pjesemarrjen e seminaristëve, sipas prof. Paçarizit, do të jenë mbi 120 veta, të cilët do t’i paraqesin tema të ndryshme që i kushtohen gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

“Do të organizohen tryeza si në fushën e letërsisë ashtu edhe të gjuhës e kulturës shqiptare. Fjala vjen në letërsi do të organizohet tryeza me temën “Skenderbeu në letërsinë shqipe”, ngase sivjet është edhe viti i Skënderbeut, po ashtu do të organizohen tryeza edhe në fushën e gjuhësisë, por edhe në kulturën mediale theksoi ndër të tjera prof. Paçarizi për “Mirëmëngjesi Kosovë’.

Ai ndër të tjerash shtoi se do te marrin pjesë albanologë të shquar ndërkombëtarë, etj.

Po sipas prof Paçarizit, sivjet kemi rritje kualitative nga Shqipëria në këtë seminar