Roma në San Siro mposht Milanin

01.10.2017 20:08:08

Roma ka fituar derbin ndaj Milanit me rezultat 0:2, ndeshje kjo e zhvilluar në San Siro

Skuadra e Milanit ka pësuar humbjen e dytë më radhë në Serie A, kësaj radhe nga Roma me rezultat të pastër 0:2.

Skuadra mysafire të dy golat i shënoi në pjesën e dytë më anë të Dzekos dhe Florenzit.

Milan këtë ndeshje e mbylli me 10 lojtarë, sepse pas dy kartonëve të verdhë, me karton të kuq u përjashtua mesfushori turk, Hakan Calhanoglu.

Pas kësaj ndeshje, Roma ngritët në vendin e pestë më 15 pikë, por një ndeshje më pak, ndërsa Milan mbetët në vendin e shtatë më 12 pikë, 9 më pak se sa Napoli në vendin e parë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/roma-ne-san-siro-mposht-milanin-441602/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright