Roma nuk has probleme në Palermo

12.03.2017 23:02:07

Kryeqytetasit e Spalletit kanë mposhtur Palermon në fushën e kësaj të fundit, me rezultatin 0-3. 

El Shaarawy në pjesën e parë dhe Dzeko e Bruno Peres në të dytën shënuan golat e fitores, që riktheu Romën sërish në vendin e dytë.

Verdhë e kuqtë nuk hasën aspak vështirësi në fitoren e këtij takimi, pasi Palermo e këtij sezoni është vërtetë në një formë shumë të dobët dhe vështirë se do t’ia dalë të qendrojë në Serinë A.

Trajneri Spalleti kishte lënë disa nga titullarët e ekipit në stol, pasi të enjten do të përballen me Lionin për Europa League.

Roma humbi ndeshjen e parë në Francë, me rezultatin 4-2 dhe do të kërkojë të përmbysë gjithçka më datë 16 mars, në “Olimpico”.