Roma “shkatërron” Milanin, rimerr vendin e dytë

07.05.2017 23:07:33

Një dygolësh i Edin Dzekos dhe finalizimet e Stephan El Shaarawy-t dhe Daniele de Rossit me 11 metërsh në pjesën e dytë kthyen te fitorja Romën në transfertën e “San Siros” me Milanin, që sikurse Interi konfirmoi krizën që futbollit milanez në javën e fundit. 1-4 për verdhekuqtë përfundoi ky takim, rezultat që i ringjit kryeqytetasit në vendin e dytë, me një pikë më shumë se Napoli dhe 7 më pak se Juventusi kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundit. Dzeko i shërbyer nga Salah shënoi golin e parë që në minutën e tetë, me një gjuajtje të befasishme thuasje nga vija e 16 metrave.

Sulmuesi boshnjak realizoi të dytin personal 20 minuta më vonë pas një këndoreje të ekzekutuar nga Paredes. Në pjesën e dytë Pasalic në shtyllën e dytë shkutroi përkohësisht diferencën, pasi El Sharaawy dhe më pas Daniele De Rossi me 11-metërsh vulosën rezultat përfundimtar 1-4.