Roma vuan, por merre 3 pikët kundër Udinese-s

15.01.2017 17:01:07

Roma ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mundur me rezultatin e ngushte 1-0 Udinese-n në transfertë. Një rezultat ky që i ka dërguar verdhekuqtë një pikë larg kryesuesve të Juventus, të cilët luajnë sot në mbrëmje në fushën e Fiorentina-s.

Roma ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 12-të me një gol të belgut Nainggolan, i cili është shërbyer nga holandezit Strootman. Gjashtë minuta më vonë verdhekuqtë kanë shpërdoruar një rast të artë për të shkuar në 2-0 kur Edin Dzeko ka gabuar penalltinë e fituar nga miqtë pas një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë nga Davide Faraoni. Sulmuesi boshnjak ka humbur një tjetër rast të pastër në fundin e pjesës së dytë, megjithatë skuadra e Spalleti-t ka arritur ta mbrojë avantazhin e siguruar në pjesën e parë, duke marrë tri pikët.