Ronaldo: Ardhja e CR7 në Itali rigjallëron Serinë A

06.08.2018 02:33:53

 

Transferimi i Cristiano Ronaldo-s tek Juventus dhe merkato e Inter, ish-skuadra e tij, që është vënë në gjurmët e Luka Modric.

Këto janë temat e trajtuara nga Ronaldo, ish-sulmuesi brazilian, për “Sky Sport”. “Ardhja e CR7 tek Juventus është një gjë shumë e mirë, sepse futbolli italian nuk ka kaluar një moment të mirë në vitet e fundit dhe kjo lëvizje mund ta rigjallërojë”, ka thënë “Fenomeni”.

Në lidhje me Inter-in: “Merkato është e çuditshme, të shohim se çfarë do të ndodhë. Shpresojmë që zikaltrit të marrin rezultate këtë vit, edhe pse unë kam mbetur një tifoz i madh i tyre”.

“Modric? Nuk e di nëse ekziston ndonjë negociatë, merkato mbyllet pas pak ditësh dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Të gjithë skuadrat e mëdha po përforcohen, ashtu si Inter”.