Ronaldo barazon Messi-n, shpallet më i miri i vitit për të pestën herë

24.10.2017 09:50:56

Ashtu siç ishte parashikuar, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari i vitit nga FIFA. Kjo është hera e pestë që sulmuesi portugez ka marrë çmimin më prestigjioz personal duke barazuar Lionel Messi-n.

Ky ka qenë një vit tepër i suksesshëm për Ronaldo-n, i cili ka fituar La Liga, Champions League, Superkupën spanjolle dhe Superkupën e UEFA-s gjatë 2017

“Dua të falënderoj të gjithë që më keni votuar.

“Duhet të përmend edhe Lionel dhe Neymar. Tifozët e Real Madrid, ekipin tim, trajnerin dhe presidentin. Ju falënderoj të gjithëve.

“Jam shumë i lumtur. E vlerësoj këtë çmim dhe jam shumë i lumtur.”