Ronaldo dhe Lewandowski shkruajnë histori

08.10.2017 00:08:08

Ronaldo dhe Lewandowski janë golashënuesit më të mirë në kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe ai i Bayern Munich, Robert Lewandowski – aktualisht janë golashënuesit më të mirë në kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”, shkruan Gazeta Express.

Që të dy kanë realizuar nga 15 gola në këto kualifikimi, duke shkruar historinë – pasi asnjëherë më parë ndonjë lojtarë nuk ka menaxhuar të arrijë këtë shifër.

Se cili do të dalë i pari mbetet të shihet pas ndeshjeve të ardhshme. Ronaldo do të përballet të martën me Zvicrën, kurse sulmuesi i Bayern të dielën do të luajë kundër Malit të Zi. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/ronaldo-dhe-lewandowski-shkruajne-historine-444565/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright